Interi vazhdon me fitore, mposht Sassuolon

Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj Sassuolos, ndeshje e mbetur nga xhiroja e 28-të në Serie A.

Romelu Lukaku shënoi për 1-0, në minutën e 10’.

Lautaro Martinez e dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 67’.

Mysafirët e ngushtuan epërsinë me Traoren në minutën e 85’.

Pas kësaj fitoreje Interi mbetet në vendin e parë me 71 pikë, 11 pikë më shumë se Milani që pozicionohet në vendin e dytë.

Kurse, Sassuolo mbetet në vendin e nëntë me 40 pikë.