Interi shënon fitoren e 1500-të në Serie A

Interi ka fituar me përmbysje ndaj Fiorentinës me rezultat 1-3, kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e pestë në Serie A.

Fitorja e sotme ka lën shije të mirë për kampionët e Italisë, pasi kanë shënuar fitoren e 1500-të në Serie A.

Pas 91 viteve, 11 muajve dhe 15 ditëve që nga 1 tetori i vitit 1929 ndaj Livornos, kjo ka qenë fitorja e 1500-të për klubin e Interit në Serie A.

Fitorja e sotme e ka shkruar historinë për nerazurët.