Interi ndalet nga Spezia

Interi ka barazuar me rezultat 1-1, ndaj Spezias, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32-të në Serie A.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 12’ me Farias.

Interi e barazoi rezultatin në minutën e 39’ me Ivan Perisicin.

Skuadra e Antonio Contes deri në fund tentoi ta shënonte golit, por nuk ia arriti qëllimit.

Përkundër këtij barazimi Interi mbetet në vendin e parë me 76 pikë, 10 pikë më shumë se Milani që pozicionohet në vendin e dytë.

Kurse, Spezia në vendin e 15-të me 33 pikë.