Interi mposht Parmën me golat e Sanchezit

Interi ka vazhduar me fitore duke e mposht Parmën me rezultat 1-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 25-të në Serie A.

Alexis Sanchez shënoi për 0-1, në minutën e 54’ pas asisitmit të Lukakus.

Lukaku asistoi përsëri për 0-2, në minutën e 62’.

Për 1-2, shënoi Hernani në minutën e 71’.

Pas kësaj fitoreje Interi pozicionohet në vendin e parë me 59 pikë, gjashtë pikë më shumë se Milani dhe 10 më shumë se Juventusi.