Interi mposht Juventusin me lehtësi

Interi ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A.

Arturo Vidal shënoi për 1-0, në minutën e 12’.

Për 2-0, shënoi Nicola Barella në minutën e 52’.

Pas kësaj fitoreje Interi mbetet në vendin e dytë me 40 pikë.

Kurse, Juventusi mbetet në vendin e pestë me 33 pikë, me një ndeshje më pak.