Interi mendon për transferimin e Cavanit

Edison Cavani do të largohet nga Paris Saint-Germain, në merkaton e verës, pasi i skadon kontrata me klubin francez në fund të qershorit.

Sulmuesi uruguaian ishte transferuar në PSG, në verën e vitit 2013 nga Napoli për 64 milionë euro.

Sky Sport Italia, shkruan se Interi ka intensifikuar bisedimet me 33 vjeçarin që ta rikthej në Serie A në merkaton e verës.

Inter prioritet kryesor e kishte Dries Mertensin, por sulmuesi belg duket se ka vendosur që të qëndrojë në Napoli.

Drejtuesit e Interit tani kanë hyrë në garë seriozisht për Cavanin pasi dëshirojnë ta kenë një partner të fortë për Romelu Lukakun për sezonin e ri.