Interi ia kërkon Barcës Griezmannin për Lautaro Martinezin

Barcelona e dëshiron me çdo kusht transferimin e sulmuesit të argjentinës Lautaro Martinezin.

Lautaro Martinez është duke kaluar në formë të lartë në këtë sezon duke zgjuar interesimin e blaugranëve në këtë sezon.

Argjentinasi shihet si zëvendësues ideal i Luis Suarezit, i cili duket se do të largohet nga Barca pas një sezoni.

Gazzetta dello Sport, shkruan se Interi ia ka kërkuar Barcelonës Antoine Griezmannin për Lautaro Martinezin.

Interi dëshiron që ta ketë një zëvendësues të klasit pas largimit të Lautaros, vetëm Griezmann do t’i përmbushte kërkesat e italianëve.