Interi i pandalshëm, mposht Cagliarin

Interi ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur Cagliarin me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në Serie A.

Golin e fitores e shënoi mbrojtësi italian Matteo Darmian në minutën e 77’ pas asistimit të Hakimit.

Pas kësaj fitoreje Interi pozicionohet në vendin e parë me 74 pikë, 11 pikë më shumë se Milani që pozicionohet në vendin e dytë.

Në xhiron e ardhshme Interi luan ndaj Napolit.