
Interi fiton pa problem ndaj Bolognës (VIDEO)
05.12.2020 - 22:42
Interi ka shënuar fitore me rezultat 3-1, ndaj Bolognës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 10-të në Serie A.
Romelu Lukaku e hapi serinë e golave në minutën e 16’ duke shënuar për 1-0.
Për 2-0, shënoi Achraf Hakimi pas asistimit të Brozovicit në fundin e pjesës së parë.
Mysafirët e ngushtuan epërsinë në minutën e 67’, me Vignaton.
Për 3-1, shënoi Hakimi një supergol në minutën e 70’.
Pas kësaj fitoreje Interi pozicionohet në vendin e dytë me 21 pikë.
PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.