Interi fiton me vështirësi ndaj Fiorentinës (VIDEO)

Interi ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Fiorentinës me rezultat 4-3, në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me Kouamen në minutën e 3’.

Interi e barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë me Lautaro Martinezin.

Vendasit kaluan në epërsi për herë të parë në këtë ndeshje me autogolin e Cecherinit.

Fiorentina u kthye në lojë me golin e Castrovillit në minutën e 57’ duke e barazuar rezultatin.

Në minutën e 63’ Chiesa e kaloi Fiorentinën për herë të dytë në epërsi duke shënuar për 2-3.

Vendasit i shënuan golat e fitores në minutat 87’ dhe të 89’ me Lukakun dhe D’Ambrosion.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.