
Interi fiton me vështirësi ndaj Borussia Monchengladbachit (VIDEO)
01.12.2020 - 22:59
Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-3, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Matteo Darmian i kaloi italianët në epërsi në minutën e 17’.
Për 1-1, shënoi Plea në fundin e pjesës së parë.
Interi kaloi përsëri në epërsi me Romelu Lukakun në minutën e 64’.
Ishte përsëri Lukaku që shënoi për 1-3, në minutën e 73’.
Vendasit e ngushtuan rezultatin me Plean në minutën e 76’.
Pas kësaj fitoreje Interi grumbullon pesë pikë duke u pozicionuar në vendin e katërt me pesë pikë.
Kurse, Gladbachi mbetet në vendin e parë me tetë pikë.