Interi fiton me lehtësi ndaj Romës

Interi ka shënuar fitore me rezultat 0-3 ndaj Romës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në Serie A.

Mesfushori turk Hakan Calhanoglu shënoi një gol të bukur nga korneri në minutën e 15-të.

Për 2-0 shënoi Edin Dzeko në minutën e 24-të pas asistimit të Hakan Calhanoglut.

Denzel Dumfries shënoi për 0-3 në minutën e 39-të për t’i dhënë fund çështjes së fituesit.

Pas kësaj fitoreje Interi pozicionohet në vendin e dytë me 37 pikë.

Kurse, Roma mbetet në vendin e pestë me 25 pikë.