Interi fiton me lehtësi ndaj Genoas

Interi ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 3-0, ndaj Genoas në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 1’ me Romelu Lukakun pasasistimit të Lautaro Martinezit.

Matteo Darmian shënoi për 2-0, në minutën e 69’.

Alexi Sanchez i dha fund çështjes së fituesit duke shënuar për 3-0.

Pas kësaj fitoreje Interi pozicionohet në vendin e parë me 56 pikë.

Kurse, Genoa në vendin e 13-të me 26 pikë.

v