Interi e konfirmon transferimin e Vidalit nga Barcelona

Arturo Vidal edhe zyrtarisht do të jetë lojtar i Interit.

Interi ka postuar një foto të mesfushorit kiliani i cili ka mbërritur në qytetin e Milanos, për të nsnhkruar kontratë të re me klubin e tij të ri.

Arturo Vidal do t’i bëjë testet mjekësore gjatë ditës së nesërme para se të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me Interin.

Barcelonës do t’i shkojnë 1 milionë euro nga Interi për Vidalin.