Interi dhuron spektakël ndaj Bolognës

Interi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-1, ndaj Bolognës, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në Serie A.

Lautaro Martinez e hapi serinë e golave duke shënuar për 1-0 në minutën e 6’.

Për 2-0, shënoi qendermbrojtësi Skriniar në minutën e 30’.

Katër minuta më vonë Nicola Barella shënoi për 3-0.

Kampionët e Italisë edhe në pjesën e dytë bën punë të mirë duke i shënuar tre gola

Mesfushori Matias Vecino shënoi për 4-0 në minutën e 63’.

Për 5-0 shënoi Edin Dzeko në minutën e 63’.

Ishte përsëri Dzeko që shënoi për 6-0 në minutën e 68’.

Mysafirët e shënuan golin e nderit me Theaten në minutën e 86’.

Pas kësaj fitoreje Interi ngjitet në vendin e par me 10 pikë.

Kurse, Bologna mbetet në vendin e shtatë me shtatë pikë.