
Interi barazon me Veronën dhe zbret në vendin e katërt (VIDEO)
09.7.2020 - 23:49
Interi ka barazuar me Hellas Veronën me rezultat 2-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31-të në Serie A.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit, pasi kaluan në epërsi në minutën e 2’ me Darko Lazarovicin.
Interi u kthye në lojë duke e barazuar rezultatin me Antonio Candrevan në minutën e 49’.
Mysafirët për herë të parë në këtë ndeshje kaluan në epërsi në minutën e 55’ me autogolin e Dimarcos.
Golin e barazimit e shënoi Miguel Veloso në minutën e 86’ pas asitimit të Amir Rrahmanit.
Pas këtij barzimi Interi zbret në vendin e katërt me 65 pikë, një pikë më pak se Atalanta që pozicionohet në vendin e tretë.
PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.