Inter refuzon ofertën e Manchester Unitedit për Vecinon

Manchester United dëshiron transferimin e mesfushorit nga Uruguai, Matias Vecino.

Por, siç raporton “Sky Sport”, skuadra e Interit, e ka refuzuar ofertën e Unitedit, të cilët kishin kërkuar huazimin e 28 vjeçarit.

“Djajtë e Kuq”, e dëshironin Vecinon si zëvendësues të Scott McTominnay, por nuk kanë arritur të merrën vesh për mënyrën e transferimit.

Napoli tani është favorite për të nënshkruar me Vecinon, duke e dërguar mesfushorin brazilian Allan te skuadra e Interit.