Inter nuk do ta ushtrojë të drejtën e blerjes për Biraghin

Interi nuk do ta ushtrojë të drejtën e blerjes për mbrojtësin e krahut Critiano Biraghi, i cili është i huauzar nga Fiorentina.

Cristiano Biraghi iu bashkua Interit në merkaton e verës si huazim me mundësi blerje në vlerë prej 12 milionë eurove.

Gazetta “La Nazione”, shkruan se mbrojtësi italian do të kthehet në Fiorentinë pas përfundimit të këtij sezoni.

Biraghi ka bërë 24 paraqitje në këtë sezon duke e shënuar një gol dhe katër asistime.

Inter dhe Fiorentina i kishin shkëmbyer lojtarët, Cristiano Biraghin dhe Dalbertin.

Në anën tjetër Fiorentina dëshiron ta mbaj Dalbertin së paku edhe për një sezon tjetër në huazim.