Inter – Milan, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Inter – Milan, që luhet në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë, nga ora 20:45.

Interi do të luajë me formacionin e zakonshëm 3-5-2.

Lukaku dhe Sanchez do të jenë në fazën e sulmit.

Kurse, te Milani në sulm do të luajnë Leao, Ibrahimovic dhe Saelemaekers.

Interi në këtë ndeshje do të jetë pa Antonio Conten i cili është i suspenduar me dy ndeshje.