rakitic- inter

Inter mendon për alternativen e Rakiticit nëse nuk nënshkruan me kroatin

Inter është duke zhvilluar një sezon të mirë në Serie A, nën drejtimin e trajnerit Antonio Contes.

Italianët janë duke menduar për përforcime në afatin kalimtar të janarit, pasi dëshirojnë që të mbesin në garë për titullin e kampionit në Serie A.

Sipas gazetës italiane “Calciomercato”, Inter synim kryesor për afatin kalimtar të janarit e ka Ivan Rakiticin e Barcelonës.

Por, nëse nuk nënshkruajnë me Rakiticin, atëherë alternativat janë Rodrido De Paulin  e Udineses dhe Nemanja Maticin e Manchester Unitedit.

Inter të mërkurën do të luaj ndaj Slavia Pragues në Ligën e Kampionëve.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!