Inter – Juventus përfundon pa fitues

Interi  dhe Juventus i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për  xhiron e 11-të në Serie A.

Edin Dzeko shënoi për 1-0 nga një top i kthyer në minutën e 17’ për ta kaluar Interin në epërsi.

Federico Bernardeschi u lëndua në minutën e 18-të duke u detyruar të largohet nga loja.

Inkuadrimi i Dybalas dhe Chiesës e ngjallën ritmin e lojës te Juventusi në pjesën e dytë.

Paulo Dybala e barazoi rezultatin në minutën e 89-të nga penalltia të cilën e fitoi Alex Sandro pas një ndërhyrje të palejueshme nga Dumfires.

Pas këtij barazimi Juventusi ngjitet në vendin e gjahtë me 15 pikë.

Kurse, Interi mbetet në vendin e tretë me 18 pikë.

Në xhiron e ardhshme Interi luan si mysafir ndaj Empolit.

Kurse, Juventusi e pret në shtëpi Sasssuolon.