Inter – Juventus, notat e lojtarëve, Ronaldo më i mirë, Bastoni më i dobëti

Juventusi ka triumfuar ndaj Interit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë me rezultat 1-2.

Ylli i mbrëmjes ishte Cristiano Ronaldo me dy golat e tij në pjesën e parë.

Ndeshjen e nisën më mirë vendasit duke kaluarn ë epërsi me Lautaro Martinezin.

Ronaldo doli në skenë duke i shënuar dy gola për t’ia dhuruar fitoren bianconerëve.

Pas përfundimit të ndeshjes, uebfaqja e rezultateve dhe statistikave SofaScore, ka publikuar notat e lojtarëve.

Cristiano Ronaldo ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.3.

Te Interi më i miri ishte Nicolo Barella me notën 7.5.

Kurse lojtari më i dobët u vlerësua Bastoni me notën 6.1.