Inter dhe Lazio dëshirojnë transferimin e Giroud

Interi dhe Lazio dëshirojnë që të përforcohen me sulmuesin francez Olivier Giroud.

Giroud pritet të jetë lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, pasi ende nuk e ka vazhduar kontratën me Chelsean.

Calcio Mercato shkruan se Interi dhe Lazio dëshirojnë transferimin e Giroud në afatin kalimtar të verës.

Giroud pritet të vijë si rezervë e Lukakus te Interi.

Kurse, Lazio pritet ta transferojë për fanellën e titullarit, gjë që ia vështirëson punët Vedat Muriqit.