Inter dhe Juventus hynë në garë për Bellerinin

Hector Bellerin mund të largohet nga Arsenali në merkaton e verës.

Mbrojtësi spanjoll, po ndjeket nga dy skuadrat italiane, Inter dhe Juventus.

Gazeta spanjolle “ESPN”, shkruan se 25 vjeçari është i gatshëm që të largohet nga Arsenali, pasi është i frustruar me ambiciet e “Topçinjëve” në vitet e fundit.

Bellerin nëse i bashkohet Juventusit ose Interit, atëherë do ta ketë mundësinë që të luaj në Ligën e Kampionëve dhe të luftoj për tituj me njerën prej këtyre dy skuadrave.

25 vjeçari në këtë sezon i ka bërë 16 paraqitje për Arsenalin, duke e shënuar një gol dhe dy asistime.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!