Infatino kundërshton Superligën Europiane

Krijimi i Superligës Europiane ka bërë rrëmujë të madhe në botën e futbollit europian.

12 klube nga ligat si Serie A, La Liga dhe Premierliga kanë zyrtarizuar krijimin e Superligës Europiane që pritet të nisë nga gushti i këtij viti me 20 skuadra me nga dy grupe.

UEFA dhe FIFA dhe krerët e këtyre shteteve kanë dalë kundër krijimit të kësaj lige.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infatino ka dalë kundër themelimit të krijimit të Superligës Europiane, shkruan BBC Sport.

“Ne vetëm dhe fuqimisht mund të mos e pranojmë një Superligë, e cila është një dyqan i mbyllur, i shkëputur nga institucionet aktuale. Pa dyshim që FIFA nuk e miraton një gjë të tillë. Mbështetje e plotë për UEFA-n”, ka thënë Infantino.