Inaugurohen pajisjet e reja në poligonin e shenjëtarisë sportive

Federata e Shenjëtarisë Sportive përmes një ceremonie ka inauguruar sot poligonin e rinovuar të qitjes në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

Vlera e këtyre investimeve është rreth 100 mijë euro.

Më këtë rast, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Engelbert Zefaj ka uruar që sportisët e kësaj federate, duke shpresuar se do të arrijnë ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Poligoni i renovuar i Federatës së Shenjëtarisë Sportive, foto:KALLXO.com

“Më vjen mirë që në mesin e kësaj federate po shoh entusizëm. Jam i sigurt që do të na sjell edhe shumë suksese ndërkombëtare. Kosova e ka dëshmu se më së shumti mund të korr suksese në sport, e po shpresoj që nga kjo federatë të ngritet flamuri sa ma lartë në podiumet ndërkombëtare”, u shpreh Zefaj.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani deklaroi se me plotësimin e kushteve të këtij sporti, pret që sukseset të vazhdojnë.

“Sot është një ditë e veçantë për federatën e Shenjëtarisë, sepse po e plotëson edhe një prej kritereve që janë kusht për suksesin e sportistëve. Jam i bindur që i kanë pasur të kaluarën do të vazhdojnë, sepse kujtojmë që federata ka sportistët që kanë marrë pjesë në lojërat evropiane edhe olimpike. kjo federatë tashmë e ka një olimpist dhe një garuese”, u shpreh Hasani.

Ky poligon është paijsur me dhjetë pushka dhe dhjetë pisoleta standarde, për të cilat u tha se janë të cilësisë më të lartë dhe të prodhimit të fundit botëror.

KALLXO.com ka transmetuar drejtpërdrejt këtë ngjarje.