Igli Tare: Anulimi i sezonit në Serie A do të ishte një katastrofë

Shteti i Italisë është më i prekuri nga pandemia COVID-19.

Vdekjet e shumta në këtë vend nga coronavirusi dhe izolimi total i qytetarëve, ka bërë të ketë skepticizëm për rinisjen e futbollit në këtë shtet.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka thënë se sezoni aktual duhet të përfundoj për shkak të respektit ndaj tifozëve.

“Sezoni duhet të përfundojë. Kampionati duhet të luhet për shkak të respektit për të vdekurit dhe të gjithë tifozët. Koha nuk është arritur ende për të vendosur mbi anulimin e sezonit. Numri i të infektuarve po zvogëlohet dhe ndërprerja e sezonit do të ishte e padrejtë”, ka thënë fillimisht Igli Tare, për Sport 1.

Ish-sulmuesi i Lazios ka thënë se pezullimi i Serie A, do të ishte fatkeqësi për futbollin italian.

“Për futbollin italian, pezullimi do të ishte fatkeqësi. Ne do të përpqiemi që ta parandalojmë këtë me gjithë fuqitë tona. Në futbollin italian mbi 75 për qind e klubeve financohen përmes të drejtave telivizive, nëse këto të ardhura nuk do të ishin do të krijohej një kolaps”, ka shtuar Tare.