Icardi thotë se bëri mirë që u largua nga Interi për t’iu bashkuar Parisit

Mauro Icardi ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë te skuadra franceze Paris Saint-Germain.

Argjentinasi ishte i huazuar për sezonin 2019/2020 te Parisi nga Interi, duke i shënuar 20 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat.

27 vjeçari këtë sezon e ka fituar titullin e francez Ligue 1, me francezët dhe është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Icardi përmes një interviste për faqen zyrtare të klubit ka thënë se ka bërë mirë që është larguar Interi për t’iu bashkuar një klubi si PSG më të cilin po fiton tituj.

“Ishte e rëndësishme për mua të bëja një hap të madh në karrierën time. Jam 27 vjeç, kam kaluar shumë kohë në Itali. Doja të arrija në një klub si PSG për të fituar tituj dhe për të luajtur në nivelin më të lartë.Kjo është ajo që më bëri të dëshiroj të ndryshoj dhe të përparoj në karrierën time”, ka thënë Icardi.

Icardi në Serie A, kishte luajtur për tetë vite, gjashtë te Interi dhe dy te Sampdoria duke i shënuar 121 gola në 2019 ndeshje.