Icardi do t'i bashkohet Parisit për 60 milionë euro

Mauro Icardi do ta vazhdojë karrierën e tij si futbollist te skuadra  franceze Paris Saint-Germain.

Sulmuesi argjentinas ishte i huauzar për sezonin 2019/2020, te Parisi për 13 milionë euro, me të drejtë blerje prej 70 milionë euro.

Interi i dëshiron 70 milionë euro për sulmuesin argjentinas, por Sky Sport Italia dhe Le Parisien, shkruajnë se Icardi do t’i kushtojë francezëve 60 milionë euro.

Icardi ka shënuar 20 gola në 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet ne këtë sezon për parisienët.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!