Ibrakoviq e quan të vështirë fitoren ndaj Feronikelit

Prishtina e trajnerit Abdullah Ibrakoviq ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Feronikelit.

Kjo ishte fitorja e parë e Prishtinës nën drejtimin e trajnerit boshnjak Ibrakoviq.

Ibrakoviq e ka cilësuar si fitore të vështirë triumfon ndaj Feronikelit.

“Ishte një fitore e vështirë, ashtu siç e kemi parashikuar, pasi Feronikeli u mbyll para portës mirë dhe na detyroi që gjatë tërë pjesës së parë ta kërkojmë golin. Arritëm të shënojmë dy gola në pjesën e dytë dhe të sigurojmë fitoren që është e rëndësishme”, është shprehur Ibrakoviq.

Ai ka shtuar se pret përmirësim të skuadrës në ndeshjet e ardhshme.

“Po punojmë që ekipi të përmirësohet edhe më shumë dhe besoj që do të jemi më të mirë”, ka thënë ai.

Pas kësaj fitoreje Prishtina ngjitet në vendin e pestë me 21 pikë.

Trajneri i ri i Prishtinës shënon fitoren e parë