MILAN, ITALY - JANUARY 26: Romelu Lukaku of FC Internazionale clashes with Zlatan Ibrahimovic of AC Milan during the Coppa Italia match between FC Internazionale and AC Milan at Stadio Giuseppe Meazza on January 26, 2021 in Milan, Italy. Sporting stadiums around Italy remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Ibrahimoviq rrëfehet për sherrin me Lukakun: E preka në pikën e dobët, në ritualet e nënës

Zlatan Ibrahimoviq në një intervistë për gazetën italiane “Corriere Della Sera” është pyetur për sherrin që e kishte pasur me Romelu Lukakun në derbin e vitit të kaluar ndaj Interit.

Sulmuesi suedez e vlerëson si lojtar shumë të fortë Lukakun. Ai ka treguar se belgun e preku në pikën e dobët në ritualet e nënës së tij.

“Lukaku u kap fillimisht me Saelemaekers e më pas me Romagnolin, ndaj unë ndërhyra për të mbrojtur shokët e mi, por ai më sulmoi në planin personal. Te Manchester Unitedi kemi qenë shumë miq dhe sa i përket bastit për stopimin e topit, është e vërtetë, madje edhe që Lukaku e ka pranuar sfidën. Ai ka një ego shumë të fortë, mendon që është futbollist i madh dhe është vërtetë shumë i fortë. Por unë jam rritur në getot e Malmos dhe kur dikush më vjen përballë me kokën ulur, i tregoj vendin, ndaj Lukakun e godita në pikën e tij më të dobët, ritualet e mamasë së tij. Megjithatë ne humbëm derbin, unë u ndëshkova me karton të kuq dhe më pas u dëmtova, ndaj mendova se ritualet kishin bërë efektin e vet dhe u kërkova miqve të mi besimtarë që të luteshin për mua”, rrëfen Ibra.

Ibrahimoviq tregon këshillën që ia dha Mbapes