Ibrahimoviq kërkon zgjatjen e kontratës nga Milani

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviq ka shkëlqyer në fitoren e Milanit 0-3 ndaj Genoas.

Ibra ka shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 10-të, i cili ia dha epërsinë fillestare Milanit.

40 – vjeçari pas ndeshjes ka bërë të ditur se dëshiron vazhdimin e kontratës me klubin italian, pasi kontrata e tanishme i skadon në qershorin e vitit 2021.

“Jam i lumtur për trajnerin Pioli, por tani është koha që të ma zgjasin kontratën. Këta djem më japin aërgëtim”, ka thënë Ibrahimoviq pas ndeshjes.