Ibrahimovic pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Juventusit

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, është lënduar në javën e kaluar në stërvitje me skuadrën e Milanit.

Lëndimi të cilën e ka marrë 38 vjeçari në stërvitje, pritet që ta lërë jashtë për disa javë duke bërë që t’i humb disa ndeshje pas rifillimit të sezonit në Serie A.

Tuttosport, shkruan se suedezi e ka për synim që të rikthehet në aksion më 7 korrik, në ndeshjen ndaj Juventusit që luhet në San Siro.

Ibra sot është parë përsëri në qendrën mjekësore të Milanit, për ta kuptuar saktësisht se sa do të jetë jashtë fushave të gjelbërta.

 

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!