Ibrahimovic pranon që të rikthehet në Milan

Zlatan Ibrahimovic në afatin kalimtar të janarit të vitit 2020, pritet të bëhet me skuadër të re.

Suedezi e mbylli aventurën e tij në kampionatin amerikan MLS, me skuadrën LA Galaxy dhe tani është lojtar i lirë.

38 vjeçari, pritet të rikthehet në ‘San Siro’ si lojtar i lirë, shkruan “Telegraph”.

Ibrahimovic ishte pjesë e Milanit prej sezonit 2010 deri në verën e vitit 2012.

Kujtojmë se Ibra ka luajtur fillimisht për Juventusin, pastaj për Interin në Serie A.