Ibrahimovic po e konsideron pensionimin në fund të sezonit

Sulmuesi suedez i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është duke e konsideruar pensionimin e tij në fund të sezonit.

38 vjeçari është transferuar në Milan, në afatin kalimtar të janarit duke nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Por, Calcio Mercato shkruan se suedezi tani është duke e konsideruar seriozisht pensionimin e tij, pasi po i mungon familja e tij në Suedi.

Ibrahimovic në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Juventus, Inter, Barcelona, PSG dhe Manchester United.