Ibrahimovic: Nëse Manchester Unitedi ka nevojë për mua, jam i gatshëm

Sulmuesi i La Galaxy, Zlatan Ibrahimovic, është duke kaluar në një formë të mirë në Amerikë në ligën MLS.

Suedezi deri më tani nga 49 ndeshje i ka shënuar 46 gola, duke treguar se është një lojtarë i madh dhe po e mban formën konstant.

Ibra i pyetur për Manchester Unitedin, ka thënë se nëse klubi anglez ka nevojë për të, ai është i gatshëm që të rikthehet.

“Mund të luaj ende në Premier Ligë. Nëse United ka nevojë, jam këtu. Por jam duke luajtur për Galaxy, andaj me vjen keq. E kam bërë punën ne Evropë. E kam shijuar, kam fituar 33 trofe dhe shpresoj që të fitojë edhe disa të tjerë këtu. Pastaj do ta përfundoj karrierën”, deklaroi ai.

Ibrahimovic ishte pjesë e Manchester Unitedit prej korrikut të vitit 2016-të deri me 23 mars të vitit 2018, kur edhe u transferua në La Galaxy.