Ibra pas humbjes ndaj Atalantës: Na munguan shumë gjëra, cilësia, intensiteti dhe agresiviteti

Milani ka pësuar humbje me rezutlat 0-3, ndaj Atalantës në kudër të xhiros së 19-të në Serie A.

Djelmoshat e udhëhequr nga Stefano Pioli kanë bërë paraqitje të dobët sot duke mos arritur të shënojnë asnjë gol në portën e Atalantës.

Pas ndeshjes, Zlatan Ibrahimovic, ka deklaruar se i kanë munguar shumë gjëra Milanit në ndeshjen e sotme.

“Sot na munguan shumë gjëra. Cilësia, intensiteti dhe agresiviteti. Pastaj kemi pasur disa lëndime. Nuk kishte ritëm por nuk dua ta përdor si justifikim. Sot nuk ishim në gjendje të luanim siç dimë dhe duhet të kthehemi ta bëjmë atë që dimë”, ka thënë Ibrahimovic.

Ibra ka treguar pas ndeshjes kishte shumë zhgënjim në dhomat e zhveshjes, duke u heshtur të gjithë.

“Ne nuk kemi folur shumë në dhomën e zhveshjes. Kishte shumë zhgënjim. Ne nuk mendojmë për kampionë dimri, sepse ka zhgënjim. Kur humb një ndeshje, nuk ka pozitivitet”, ka treguar sulmuesi suedez.

Suedezi kërkon rikthimin e Milanit në ndeshjen ndaj Interit që luhet në mesjavë në kuadër të çerekfinales në Kupën e Italisë.

“Nuk duhet të presim gjatë për të luajtur. Nga ndeshja tjetër, duhet të përmbysim performancën dhe të luajmë lojën në maksimum. Me siguri sfida me Interin mund të na bëjë të kthehemi tek ata që jemi “, ka deklaruar Ibra.

Milani përkundër kësaj humbje qëndron në krye të Serie A, me 43 pikë, dy më shumë se Interi në vendin e dytë.