Ibra i rekordeve: Gola në 4 dekada

Zlatan Ibrahimovic me golin e shënuar sot me skuadrën e Milanit ndaj Cagliarit, ka hyrë në histori të futbollit.

Sulmuesi suedez tani ka shënuar gol në katër dekada radhazi.

Ibrahimovic golin e parë e kishte shënuar me Malmon në vitin 1999, pasi si 17 vjeçar kishte kaluar në ekipin e parë të kësaj skuadra nga ajo U19.

38 vjeçari prej vitit 200 deri në 2010 i ka shënuar 191 gola me skuadra si Malmo, Ajaz, Juventus, Inter dhe Barcelona.

Kurse prej vitit 2010 deri në vitin 2020, i ka shënuar 344 gola me Barcelonën, Milanin, PSG-në, Mnchester Unitetin dhe LA GALAXY.

Tani në vitin 2020 e ka shënuar golin e parë me 11 janar të këtij viti me skuadrën e Milanit.