Huqja e FFK-së, cakton ndeshje për 30 shkurt
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve për Supërligën dhe Ligën e Parë të Kosovës.
FFK-ja ka njoftuar se është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 20-të në Ipko Superligë dhe të javës së 19-të në Ligën e Parë. Por ndeshjen ndërmjet Flamurtarit dhe Vushtrrisë e ka caktuar ditën e diel, 30 shkurt.
Në fakt, dita e diel i bie të jetë 1 mars.
Në anën tjetër, këto janë çiftet për javën e 20-të të Ipko Superligës:
E premte, 28 shkurt, ora 13:00 Drita-Drenica dhe Ferizaj-Llapi, të shtunën nga ora 13:00 Feronikeli-Trepça ’89 dhe Dukagjini-Gjilani ndërsa në ora 17:00 derbi Prishtina-Ballkani. Kurse të dielën me 1 mars nga ora 13:00 luhet Flamurtari – Vushtrria.
Ndërsa çiftet për javën e 19-të të Ligës së Parë të Kosovës janë:
Të shtunën nga ora 13:00 luhen Istogu – Drenasi dhe Vitia – Malisheva. Kurse të dielën me 1 mars nga ora 13:00 luhen Vllaznia-KEK-u, Trepça-Onix, Arbëria-2 Korriku, Liria – Ulpiana, Vëllaznimi-Ramiz Sadiku dhe Dardana-Besa .