FOTO - FORMULA 1

“Holandezi fluturues” i pari në kualifikimet për Hungaroring

Holandezi Max Vertsappen ka dalë i pari në kualifikimet për garën e Formula 1 të vlefshme për Çmimin e Madh të Hungarisë që do të mbahet ditën e dielë me 4 gusht në pistën Hungaroring.

Vendi i parë në kualifikime sot ishte i pari për Verstappen në karrierën e tij si pilot i Formula 1.

Ai ia doli të jetë vetëm për të 18 mijë të sekondave më i shpejtë se pretendenti për vendin e parë, piloti i Mercedes, Valteri Bottas.

Kështu, Verstappen u bë shoferi i 100-të në historinë e Formula 1 që fitoi pol pozicion në këtë garë.

Kampioni Botëror i Formulës 1 dhe lideri aktual i kampionatit, britaniku Lewsis Hamilton, ashtu sikurse edhe Bottas dështoi që në dy minutat e fundit të kualifikimeve ta tejkalojë holandezin dhe të renditet i pari gjatë kualifikimeve të sotme. Nesër Hamilton do të niset nga pozita numër tre.

Piloti i Ferrarit, Charles LeClerc do të niset nga pozita numër katër, ndërsa kampioni i katërfishtë i Formula 1, gjermani Sebastan Vettel do të startojë nga pozita e pestë pasuar nga Pierre Gasly që do të  niset nga pozicioni i gjashtë.

Shoferi i Red Bull, Max Verstappen ishte i gëzuar tejmase pas kaualifikimit si i pari për Çmimin të Madh të Hungarisë.

Vetëm gjashtë ditë pas fitores spektakolare në pistën me shi të Hockenheim të Gjermanisë, fitores së Verstappen sot në kualifikimet për garën e nesërme  edhe një herë iu gëzua shumë një numër i madh i tifozëve holandezë.

“Më ka munguar diçka si kjo. Një falënderim i madh për të gjithë stafin, thjeshtë bolidi po fluturonte nëpër pistë. Ishte e mahnitshme! Jam shumë i lumtur me mënyrën se si gjithçka përfundoi. Pjesa tjetër është ajo që edhe më e rëndësishme, pra gara, por më besoni kjo për mua ishte me të vërtetë e rëndësishme. Kjo është diçka shumë e madhe si për mua personalisht ashtu edhe për ekipin” tha Verstappen.

Ndërkohë Lewis Hamilton, i cili ka një avantazh prej 63 pikësh në renditjen e përgjithshme, thotë se gjithçka ka mbaruar mirë.

“Ne gjithmonë luftojmë për të fituar pozitën e parë, mirëpo sot kjo gjë më iku. Jemi në një pozitë të mirë për të fituar në garën e së dielës. Do të përpiqemi të fitojmë gjithçka të dielën. Unë jam gjithmonë gati për betejë, dhe rruga deri tek fitorja është akoma e gjatë, mirëpo shpresoj  se do të bëjmë presion të mjaftueshëm  qysh nga starti i garës”, ka deklaruar kampioni i pesëfishtë botëror i Formula 1, Lewis Hamilton.

Gara për Çmimin e Madh të Hungarisë do të mbahet ditën e dielë në pistën Hungaroring duke filluar nga ora 15:10 sipas orës sonë lokale.