Holandë – Austri, Denzel Dumfries lojtar i ndeshjes

Holanda ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Austrisë në ndeshjen e dytë në Kampionatin Europian “Euro 2020”, që po luhen në kuadër të fazës së grupeve.

Pas kësaj fitoreje Holanda kualifikohet në fazën e eliminimit direkt.

Mbrojtësi i krahut të djathtë Denzel Dumfries ishte protagonisti kryesor i kësaj ndeshje.

25 vjeçari e fitoi penalltinë në minutën e 11’ të cilën e shndërroi në gol Depay.

Dumfries e shënoi golin e dytë për “Tulipanët’ duke e vulosur fitoren e tyre.

UEFA ka njoftuar se Dumfries është shpallur lojtari i ndeshjes. Dumfries e kishte marrë këtë çmim edhe në fitoren 3-2 ndaj Ukrainës, i cili po ashtu e kishte shënuar golin e fitores.