Holanda triumfon ndaj Ukrainës

Holanda ka shënuar fitore me rezultat 3-2, ndaj Ukrainës, në kuadër të fazës së grupeve në “Euro 2020”.

Pjesa e parë u luajtë me intensitet të lartë nga të dy ekipet, në veçanti nga Holanda që ishte më e mirë duke krijuar shanse të shumta për gol, por megjithatë 45 minutëshi i parë u mbyll me rezultat 0-0.

Pjesa e dytë ishte spektakël në vete.

Ëijanldum shënoi për 1-0, pas një topi të kthyer nga portieri i Ukrainës në minutë ne 59’.

Qendërsulmuesi Weghorst shënoi për 2-0, në minutën e 75’.

Andriy Yarmolenko i Ukrainës e ngushtoi epërsinë me një gol të bukur në minutën e 75’.

Yaremchuk e barazoi rezultatin duke shënuar me kokë në minutën e 79’.

Golin e fitores për Holandën e shënoi  Denzel Dumfries në minutën e 85’.

Holanda në ndeshjen e radhës luan ndaj Austrisë më 17 qershor, kurse Ukraina ndaj Maqedonisë së Veriut.