Holanda fiton pa vështirësi ndaj Austrisë

Holanda ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Austrisë, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në “Euro 2020”.

“Tulipanët” e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 11’ me Mehmpis Depayn.

Pjesa e parë e mbyll me rezultat 1-0.

Denzel Dumfries shënoi prë 2-0, në minutën e 67’.

Pas kësaj fitoreje Holanda pozicionohet në vendin e parë me gjashtë pikë.

Kurse, Austria në vendin e tretë me tri pikë.

Në ndeshjen e ardhshme Holanda do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut më 21 qershor.

Kurse, Austria do të përballet me Ukrainën.

Holanda siguron kualifikimin në fazën e eliminimit direkt pas dy fitoreve radhazi nga dy ndeshje.