Holanda fiton me përmbysje ndaj Irlandës së Veriut (VIDEO)

Holanda ka fituar me përmbysje ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3-1, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2020”.

Irlanda e Veriut kaloi në epërsi në minutën e 75’ me Mageniis duke i befasuar vendasit.

Mirëpo “Tulipanët”, nuk u dorëzuan dhe e gjetën golin e barzimit me Memphis Depay në minutën e 80’.

Golin e epërsisë e shënoi sulmuesi Luuk de Jong në minutën e 90+1’.

Për rezultatin 3-1, u përkujdes përsëri Depay në minutën e 90+4’.

Pas kësaj fitoreje Holanda pozicionohet në vendin e parë me 12 pikë në Grupin C.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.