Hojbjerg e Schmeichel flasin për Eriksenin

Lojtarët e Danimarkës të shtunën kanë qenë në gjendje të vështirë, pas sulmit në zemër të bashkëlojtarit të tij, Christian Eriksen.

Dy futbollistët e Danimarkës, Pierre – Emile Hojbjerg dhe portieri Kasper Schmeichel, kanë treguar për momente e vëështirë në të cilat kanë kaluar të shtunën pas rrëzimit në tokë të Eriksenit.

Hojbjerg ka thënë se nuk ishte situatë e lehtë për ta.

“Në fillim nuk e dija se çfarë po ndodhte më pas pashë Kjaer duke vrapuar dhe mjekët të cilët intervenuan. Ishte diçka shumë e vështirë dhe situatë aspak e lehtë”, potencoi Hojbjerg.

Kurse, portieri Kasper Schmeichel ka thënë se ishte e vështirë që ta shihte shokun e skaudrës duke luftuar për jetën.

“Duke parë një shok skuadre duke luftuar për jetën është shumë e vështirë. Stafi mjekësor janë heronj të cilët arritën ta shpëtonin Eriksenin”, deklaroi Schmeichel.

Danimarka pësoi humbje nga Finlanda të shtunën.

Ndeshjen e radhës luajnë ndaj Belgjikës.