Hoffenheimi e deklason Bayernin

Hoffenheimi e ka mposhtur Bayernin me rezultat të thellë 4-1, në kuadër të xhiros së  dytë në Bundesligë.

Vendasit e nisën ndeshjen fuqishëm duke kaluar në epërsi me Ermin Bicakcicin në minutën e 16’.

Për 2-0, shënoi Munas Dabbur, në minutën e 24’.

Bayerni e ngushtoi epërsinë në minutën e 36’ me një gol të bukur të Joshua Kimmich.

Andrej Kramaric e riktheu epërsinë prej dy golave në minutën e 77’ duke shënuar për 3-1.

Kramaric shënoi në fundin e ndeshjes për rezultatin 4-1.

Pas dy xhirove Hoffenheimi ka dy fitore nga dy ndeshje.

Kurse Bayerni një fitore dhe një humbje.