Hizdri Gubetini zë vendin e parë në aktivitetin aeronautik më të madh në botë që u mbajt në Turqi

Sportisti Hizdri Gubetini nga Federata Aeronautike e Kosovës e ka zënë vendin e parë në aktivitetin me të madh botëror që është mbajtur në Turqi, i njohur si “Oludeniz Air Game Festival”.

Në këtë aktivitet mbahen gara në fluturime turistike, me tandem, hedhje me ‘sky taiving’, hedhje me ‘wing suit’.

Sportistët kosovarë kanë marrë pjesë në garat në ‘Preqision’ me katër pilot nga Kosova si Hizdri Gubetini, Alban Kurtishi, Gëzim Statovci dhe Eduar Daci.

Sportisti nga Kosova, Hizdri Gubetini e ka zënë vendin e parë nga 55 pilotë botëror që kanë marrë pjesë në këtë garë.

Gubetini në një bisedë për KALLXO.com, ka treguar se gara ka qenë shumë i vështirë, duke luftuar me kundërshtarët e tij me centimetra.

“Shumë e vështirë, në ditën e parë isha duke prirë i pari. Në ditën e dytë mbeta i treti, kurse në ditën e tretë prapë e rimora rezultatin duke luftuar me centimetra në aterrim. I kemi pasur nga dy fluturime brenda ditës”, tregoi Gubetini për KALLXO.com.