Historike, Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla

Kombëtarja e Kosovës A, te vajzat e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.

Kosova e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale falë fitores së Luksemburgut ndaj Qipros me rezultat 90-60.

Luksemburgu është kualifikuar nga vendi i parë me katër pikë, kurse Kosova e dyta me tri pikë dhe Qipro e fundit me dy pikë.

Vashat e Kosovës të shtunën do të përballet në gjysmëfinale me Irlandën.

Kujtojmë, që kjo është hera e parë që Kosova A, te vajzat po luan në gara ndërkombëtare.