Higuain: Nesër do të jetë e vështirë ndaj Atletico Madridit

Juventus dhe Atletico Madrid, do të përballen të martën prej orës 21:00, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Juventus tashmë e ka siguruar kalimin nga grupi për fazën tjetër, pasi pozicionohet në vendin e parë me 10 pikë në Grupin D.

Bianconerëve i duhet fitoreja që ta sigurojnë vendin e parë, ndërsa Atleticos i duhet fitoreja që të siguroj kualifikimin.

Për këtë ndeshje ka folur sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain.

Higuain ka thënë se do ta kenë të vështirë ndaj spanjollëve, por argjentinasi potencon se bianconerët dëshirojnë që të fitojnë nesër.

“Atletico është një skuadër për t’u respektuar, e bëjnë të gjithë. Në vitet e fundit kanë dhënë maksimumin dhe nesër do të jetë e vështirë sepse ata do të kërkojnë kualifikimin. Duhet të fitojmë për të marrë vendin e parë. Do të ishte shumë e rëndësishme të ishim në krye të klasifikimit”, ka thënë Higuain.

Pipita është pyetur nga gazetarët se si është që të zëvendësohesh me Dybalan, ai ka thënë se kur ki në skuadër lojtarë të nivelit të lartë duhet ta pranosh këtë gjë.

“Stafeta me Dybala-n? Po, kur në grup ke lojtarë të nivelit të lartë duhet të pranosh të tilla zgjedhje. Si unë dhe Paulo kur kemi zbritur në fushë kemi bërë mirë, trajneri na ka ndihmuar dhe besoj se po e tregojmë në fushë. Ndihem shumë i lumtur jo vetëm për zgjedhjen për të qëndruar, por edhe për mënyrën se si më ka trajtuar klubi, shokët dhe stafi. Zgjedhja ime për të qëndruar këtu ishte fikse, po kaloj një moment pozitiv por nuk kënaqem”, ka thënë Higuain.

Higuain është duke kaluar formë të mirë në Juventus në këtë sezon, në ndeshjen e fundit në Serie A, ndaj Atalantas shënoi dy gola dhe bëri një asistim.

 

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!