TURIN, ITALY - AUGUST 31: during the Serie A match between Juventus and SSC Napoli at Allianz Stadium on August 31, 2019 in (Photo by Valerio Pennicino - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Higuain: Isha afër të tërhiqesha nga futbolli por nëna s'më la

Në vitin 2014, Argjentina u mposht në finale të Kupës së Botës nga Gjermania me rezultat 1-0.

Pas kësaj humbjeje, sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka treguar se ishte afër të që të tërhiqej nga futbolli, por nëna e tij e kishte inkurajuar që të vazhdonte.

“Unë isha afër të tërhiqesha nga futbolli, por nëna ime më tha të vazhdojë. Unë isha i gatshëm të tërhiqesha. Futbolli është një gjë që e dua, por e dua nënën time më tepër. Kështu që ajo tha se nuk do të më lë të heq dorë”, ka treguar Gonzalo Higuain.

32 vjeçari për gazetën spanjolle “Marca”, ka zbuluar se si e kishte lëshuar një rast ideal për të shënuar për Argjentinën, për të cilin u kritikua shumë.

“Rasti erdhi papritmas, duhej ta shfrytëzoja dhe për fat të keq nuk e shfrytëzova. Nuk është e lehtë kur dëgjon fjalët ‘ai djalë nuk është më mjaftueshëm i mirë, është dështim, nuk di të luaj futboll’. Të dhemb kjo. Është e vërtetë se nuk arritëm objektivat, por të quhem dështim? Arritja në tri finale nuk është dështim. Unë kam luajtur në ligat më të mira, klubet më të mira, në tri kampionate botërore dhe Copa America. Nuk kam imagjinuar as dhjetë për qind të kësaj kur isha pesëvjeçar”, ka thënë sulmuesi argjentinas.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!